Pas përplasjes mes Noizy-it dhe Encës, mesa duket janë qetësuar gjakrat mes dy këngëtarëve të njohur.

Anëtari i grupit të OTR-së, Varrosi ka pajtuar dyshen e njohur të muzikës shqiptare. Përmes një fotoje në Instagram Varrosi ka shkruar se ka qenë ndërmjetësyesi i këtij pajtimi.
 
“Mbin krejt hallet e grupit përsipër jam fut ndërmjetës. E gjitha është dashuri ata që na urrejnë mos u bëni të lumtur shpejt. OTR familje e madhe”,-
ka shkruar Varrosi.

Enca dhe Varrosi
(Postimi i Varrosit)
 
Enca dhe Noizy prishën marrëdhënien e tyre, ku reperi i njohur e quajti mosmirënjohëse këngëtaren, pasi sipas tij Enca nuk ka vlerësuar ndihmën që i ka dhënë gjatë karrierës së saj. Më pas reagoi Enca ku u shpreh se çdo gjë e ka arritur falë punës së saj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com