Gjest mjaft human ai i gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta për punonjësit e Policisë te Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, aty për 9 orë me radhë, u zhvillua seanca për masat e sigurisë për të arrestuarit e "VOL-VO 4". Gazetari ka blerë ujë, mandarina e biskota për efektivët e policisë. Në një postim në Facebook, gazetari Arsen Rusta shkruan se zgjodhi të bëjë këtë akt njerëzor pasi prej orës 8 të mëngjesit, 40 punonjës policie vijojnë të qëndrojnë në këmbë përpara Gjykatës.
Ishte gjithçka njerëzore pasi mbi 40 policë kanë që në 8 mengjesit që qëndrojnë në këmbë këtu me ne tek krimet. Pak ujë, disa manderine e biskota ishte minimumi që bera me rrogën e një ditë pune. Zoti është i madh dhe unë e bëra sot, e kam bërë gjithmonë e do ta bëj se me ta kaloj pjesën më të madhe të diteve në terren!
Arsen Rusta, gazetar i Report Tv



Gjesti human i gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta
Fotot janë shkrepur nga gazetari Elvi Fundo.
-
o arsen je bo si lali eri qe shko me biciklet nga bashkia te ps dhe e filmojn 10 veta,
Përgjigju -
Sinqeriteti i vepres qendron tek mosekspozimi i saj..gjithsesi
Përgjigju -
Të lumt Arsen. Kjo është një edukat familjare
Përgjigju -
Respekt dhe mirenjohje Arsen Rusta.
Përgjigju -
Dhurimi te pasuron nuk te varferon.... bravo gazetari...
Përgjigju -
Respekte pa fund per ju. Xhesti shumë vëllazërore. Zoti është i madhë, uroj që Shqipëtarve tju shtoj më shume dashurinë për njëri tjetrin.
Përgjigju











Komente
Komento