FOTO/ Rama publikon fotot nga darka në Greqi, takimi miqësor me Scholz! Në tryezë pranë Osmanit e Vuçiç

FOTO/ Rama publikon fotot nga darka në Greqi, takimi miqësor me Scholz! Në tryezë pranë Osmanit e Vuçiç

Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz

GREQI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po mbahet në Selanik të Greqisë.

Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, mori pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore)”, ka shkruar Rama.

Në fotografi shihet kancelari Olaf Scholz në qendër të tavolinës, pranë Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Krah Osmanit është Edi Rama. Përballë tyre janë kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro