HALIFAX - Një tjetër aksident ajror është shënuar ku edhe këtë radhë ka qenë i përfshirë një aeroplan Airbus A320. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, aeroplani me 138 persona në bord ka dalë jashtë pistës së aeroportit të Halifaxit në Kanada, në momentin që po ulej.
Por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, ku 23 pasagjerë kanë mbetur të lënduar por jashtë rreziku për jetën. Fluturimi AC624 po vinte nga Toronto dhe gjatë zbritjes ka goditur këmbën e një ure, duke vështirësuar së tepërmi zbritjen duke dalë nga pista e aeroportit.
Sipas ekspertëve, shkak për këtë mund të kenë ndikuar edhe kushtet e vështira atmosferike si mjegulla dhe reshjet e vazhdueshme të dëborës.
Ky është aksidenti i dytë brenda një jave i aeroplanëve Airbus, ku javën e kaluar humbën jetën 150 pasagjerë si rezultat i përplasjes së avionit në Alpet franceze.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com