Foto/ Sharon Stone pozon
nudo për Harper's Bazaa

Foto/ Sharon Stone pozon<br />nudo për Harper's Bazaa
Sharon Stone është rikthyer më provokuese se kurrë në kopertinën e Harper's Bazaar. Aktorja 57-vjeçare pas një peridhe të gjatë pushimi, ka pozuar nudo përpara kamerës, në një set klasik bardhë e zi.

Më në formë se kurrë, në intervistën e saj për revistën prestigjioze, Stone rrëfeu për hemorragjinë cerebrale që ka pësuar 14 vite më parë, hemorragji që zgjati 9 ditë dhe rrezikoi jetën e aktores. Ajo foli për rikthimin në kinematografi 9 vite më vonë dhe e quajti 'të turpshme', pasi iu desh të fillonte gjithçka nga fillimi.

57-vjeçarja rrëfeu dhe 'varësinë' e saj ndaj mbushësve në vend të operacioneve plastike, duke dhënë kështu shpjegime rreth pamjes së saj thuajse perfekte. “Është kaq e zakonshme tani që njerëzit të përdorin mbushës, është pothuajse si një trajtim bukurie.

Dhe është një alternativë shumë më e mirë sesa të ta hapin fytyrën dhe të përfundosh duke u dukur sikur je thithur nga një tunel ere,” ka thënë ylli i “Basic Instict”. Ajo është imazhi i firmës së mbushësve “Restylane” dhe përdoruese e produkteve të saj, që kur një krizë i shkaktoi dëmtime në fytyrë.

Sharon foli edhe rreth jetës së saj private, rrëfeu se nuk di të flirtojë dhe meshkujt nuk i kërkojnë për të dalë.
FOTO

FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

26/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike