Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shëngjergjit ku u gjet i pajetë me plagë plumbi në kokë Besnik Pudja dhe një tjetër person u plagos. Report Tv publikon gjithashtu dhe foton e viktimës pas ngjarjes, teksa duket qartë edhe arma e krimit.

Në foto duket dora e majtë e autorit me gishtin tregues të hapur, në pozicion i ngjashëm me atë të qitjes. Gjithashtu arma e krimit është pranë trupit të viktimës dhe e paprekur nga persona të tjerë që pas shkrepjes. Ajo që ngre dyshime, është fakti se arma është e pozicionuar poshtë këmbës së viktimës, pozicionim pak dyshues për elementet e një vetëvrasjeje. 

Ndërkaq, sipas policisë trupi nuk është lëvizur nga vendi. Këto janë dhe fotot sesi e ka gjetur policia trupin në kasolle, në një zonë të pyllëzuar. Ekspertët kriminalistë e kanë gjetur trupin pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kjo e mbështetur edhe në gjurmët e gjakut dhe provave të tjera të gjetura. 


[gallery]19137[/gallery]

Në detajet e reja që Policia ka referuar në prokurori është edhe skema dhe eksperimentimit shkencor se si është vrarë Pudja. Sipas hetuesve, Pudja ka qenë duke luajtur me armën dhe në një moment ka kryer qitje duke marrë plumbin në pjesën e pasme të kokës, në afërsi të veshit dhe predha ka dal në afërsi të syrit. Nga kjo qitje e armës ka mbetur i plagosur në shpatull edhe Alges Liçi. Sipas policisë, të dyja plagët, ajo e Pudjes dhe e Liçit kanë të njëjtën trajektore plumbi. Më pas plumbi ka bërë rikoshet në llamarinat e hambarit, siç edhe e shikoni në foto, ku ka mbetur gjurma e predhës.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur armën e krimit, në të cilën janë gjetur vetëm gjurmët e viktimës, ndërsa aty pranë ka qenë edhe një plumb i dëmtuar, që sipas dëshmive Pudja e përdorte por lojrat e tij.

Vetëm pak metra nga vendi ku u gjet viktima, policia ka gjetur gëzhoja të një arme automatike, për të cilat dy të arrestuarit u shprehën se kanë bërë qitje një ditë më parë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia deri më tani ka arrestuar tre bashkëpunëtorët e Pudjas në kultivimin e drogës. Alges Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha janë prangosur për veprën penale moskallëzim krimi.

Pasditen e 7 Tetorit 2016 policia e Tiranës u njoftua në numrin 112 për gjetjen e pajetë nga Besnik Pudja në kapanonim e fshatit Shëngjergj.

Sapo uniformat blu mërritën atje gjetën gjurmë të kanabisit si dhe viktimën e Pudjas pranë së cilës ishte një armë pistoletë TT.
Në pranga për këtë ngjarje janë Alges Lici e Dritan Buzo për mos kallëzim krimi dhe për ta gjykata e Tiranës një ditë më parë la në fuqi masën e sigurisë ''arrest me burg''.
Ndërkohë Halit Dusha i arrestuari i tretë është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje për hetuesit pasi sipas një raporti të depozituar në Prokurori nga shërbimi informative shtetëror ai rezulton si person i përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të kanabisit në malësin e Shëngjergjit.

Vendi ku u gjet Pudja, ishte ajo cfarë kishte mbetur nga një hambar kanabisi. Që në momentet e para, policia dyshoi për vetëvrasje.

kapanoni hashashi pudja besnik


(d.b/Shqiptarja.com)