Foto+Video/ Përse kërkon falje Lily
Allen?

Foto+Video/ Përse kërkon falje Lily<br />Allen?
Këngëtarja Lily Allen mes lotësh  ka kërkuar falje ‘në emër të vendit të saj’ pasi pa nga afër  kushtet e mjerueshme në  të cilat jetojnë emigrantët në kampin  e quajtur Xhungla në Calais.

Ajo shpërtheu në lot gjatë një takimi me një 13-vjeçar afgan, i cili kishte rrezikuar jetën teksa përpiqej të kalonte me kamion kufirin drejt Britanisë.  Adoleshenti, i cili tha se babai i tij jetonte në Birmingham, kishte prej dy muajsh në kampin në veri të Francës.

“Duket se ka tre intervale të ndryshme në jetën e këtij djali të ri, Anglia në veçanti i ka vënë në rrezik. Ne bombarduam vendin tuaj, ju lamë në dorë të talibanëve dhe tashmë po ju vëmë jetën në rrezik në vendin tonë. Ju kërkoj falje në emër të vendit tim. Më vjen keq që ju bëmë të kaloni këtë”, ka thënë Allen.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?