Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia në Mat, pasi kanë vjedhur kasafortën me para të Teqesë së Fshatit Ballenj e Madhe.
Të arrestuarit janë Mevlan Limani, 27 vjeç, dhe Man Doma, 59 vjeç, lindur në fshatin Plesh të rrethit Mat.
Vodhën me thyerje kasafortën e Teqesë së Fshatit Ballenj e Madhe, arrestohen brenda dy orësh nga Policia. Sekuestrohet kasaforta dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë- Martanesh . Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.
Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepën penale “ Vjedhje ” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2, i Kodit Penal.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com