FOTO/ Voltana Ademi "kapet mat" 
 paguan 10.000 lekë për ta votua

FOTO/ Voltana Ademi  paguan 10.000 lekë për ta votua">
Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka arritur të zbardhë një afire të ndodhur në mitungun e fundit të PD-së në Shkodër.
Pjesëmarrësit në miting tregojnë se janë paguar me nga 10 mijë lekë të reja për familje për të votuar kandidaten e Partinë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi.

Fiksi: Nga keni ardhur?
Djali: Ne kena ardh, prej Hasi
Fiksi: Po sot keni ardhur te organizuar me siguri?
Djali: Po po (pohon me koke)
Djali: Po une jam demokrat, kam baben. Une jam marre me nje organizate aty ne fshat tem, kam ndare letra, kam vu postera. A me kupton, dhe me kane dhan nje 50 mije leksh (te vjetra). Mu, me nje fjale femijes se te tjereve… kam kem me dy shoke e me nje vajze, kan ken edhe me te medhenj e ju kane dhane edhe me shume normalisht.

Fiksi: Keto makinat e PD-se qe u furnizuan qepare mos e kane vene gje targen time?
Punonjesi i karburantit: Targen tende? Po une s`i kam ato targat, i ka marre tjeter kush. Une kam vec me dhane e me mbajt kuponat ketu. Nuk i kam per Zotin!
Fiksi: Sa makina ishin ato?
Punonjesi i karburantit: Po mbi 30, 40… nuk e di ne bote se s`i kam mbajt une. Une e kam marr vesh me vone tek puna.
Fiksi: Me tollona nuk e kane me keshtu eee?
Punonjesi i karburantit: Jo re, i kena dhan me ashtu, me nje fjale me te shkrume, i kane shkru dy pergjegjesat.
Fiksi: Nga sa moren?
Punonjesi i karburantit: Jane shpernda per ate moment e mbrapa u nderpre.
Fiksi: Nga sa more?
Punonjesi i karburantit: Nga 10 litra

Fiksi: Prej nga jeni?
Qytetari: Dajç, bregut te Bunes.
Fiksi: A ju dhane leket e permbytjes?
Qytetari: Me fal per shprehjen, gishtin e gjate. Ata qe kane pru ndihma i kan qit ne Kosove .
Fiksi: PD-ja nuk ju ndihmoi fare?
Qytetari: Po, po…
Fiksi: Nga sa ju dhane?
Qytetari: Nga 100 000 leke (te vjetra).
Fiksi: Jua dhane ne dore pa fatura?
Qytetari: Pa fatura.
Fiksi: Jua dhane per çdo shtepi?
Qytetari: Po
Fiksi: Sa vota ke?
Qytetari: Une si person 45.
Fiksi: I ke ba te gjithe?
Qytetari: Ne fis po.
Fiksi: Dhe 100 000 leke (te vjetra) te kane dhene?!
Qytetari: Jo
Fiksi: Apo per çdo shtepi ?
Qytetari: Per çdo shtepi.
Fiksi: Per çdo shtepi, 45 shtepi i ka nda ?
Qytetari: Po, po.
Fiksi: Si i ka nda?
Qytetari: Kandidati .
Fiksi: Kandidati vet?
Qytetari: Po, po
Fiksi: Si e ka emrin kandidatja more burre? Voltana?
Qytetari: Po
Fiksi: Voltana Ademi
Qytetari: Po. Ka ardh shtepi me shtepi, leter me votu. A e di si eshte ne katund tim, jemi gjysem per gjysem.
Fiksi: Te paska ra mire, 45 veta.
Qytetari: Po
Fiksi: I thone 4 milion e gjysem

Fiksi: Nga jeni?
Qytetari: Nga komuna Guri i Zi
Fiksi: Po sot, ca ju dhane sot?
Qytetari: Asigja, na kane paguar ate furgon dhe kaq.
Fiksi: Ju paguan rrugen?
Qytetari: Vetem rrugen
Fiksi: Kane ardhur shume sot prej andej?
Qytetari: Po, shume, shume kane ardhur.

foto

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë