Fotografi i Obamës 2 milionë foto
për 8 vite, ja më mbresëlënëset

Fotografi i Obamës 2 milionë foto<br />për 8 vite, ja më mbresëlënëset
Të kesh titullin “Fotografi i Shtëpisë së Bardhë” nuk është diçka e vogël. Kjo jo vetëm se ke ekskluzivitetin për të dokumentuar çdo lëvizje të presidentit më të rëndësishëm në botë por edhe sepse ke potencialin të kapësh momente historike që mund të ndodhin vetëm njëherë në jetë.
 
Kjo ishte jeta e Pete Souza që fotografoi Barack Obamën në dy mandatet e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kishte pasur edhe përvoja të mëparshme në fotografimin e presidentëve, ku nga viti 1983 deri në vitin 1989 ka shërbyer si fotograf zyrtar i Ronald Regan.
 
Gjatë 8 viteve të fundit ndërsa ka shërbyer si fotograf i Obamës Pete ka shkrepur rreth 2 milionë fotografi të presidentit. Këto foto variojnë që nga portretet e tij, shpesh rastësore e deri te takime apo veprime të tjera sa njerëzore aq dhe zyrtare.
 
Ja disa nga fotografitë më mbresëlënëse nga koleksioni i pasur i imazheve të Obamës.

[gallery]20345[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'