Pas shfaqjes për herë të parë të fotos që tregon rritjen e 6-vjeçares në atë kohë, sot një adoleshente të Bleona Matës, Report TV udhëtoi drejt qytetit të Kukësit aty ku jeton familja e Bleonës, nëna, vëllai si dhe gjyshi Zenel Mata.
Reagimet e para te vëllait dhe emocionet e gjyshit, pasi panë për herë të parë foton që tregon rritjen moshore të Bleonës.
Gjysh Zeneli i prekur nga fotoja e realizuar nga ekspertët ndërkombëtar thotë se shpresojnë në rikthimin e Bleonës.
"Kemi 9 vjet që po presim nga zoti që ku do të dalë shenja e Bleonës dhe kjo para një jave doli. Ne si familje jemi të mallëngjyer për këtë. Jemi pa gjumë tërë kohën mendojmë për të. E vetmja shpresë për ne është emisioni "Pa Gjurmë" që është futur në këtë mes dhe ne ishalla prej zotit do na sjelli vajzën. Kjo më jep kurajën të jetoj edhe ca. E kam deklaruar edhe më herët që nuk do vdes pa e parë vajzën. 9 vjet duke kërkuar me hoxhallarë, bejlerë e gjithçka, sot u bë realitet prej jush", shprehet Zenel Mata.
Për herë të parë nga zhdukja e saj reagon edhe vëllai i Bleonës një 3 vjecar asokohe kur e motra u zhduk. Armendi nuk i mban dot lotët.
"Unë dua t'i them si vëlla i vogël të kthehet sa më shpejt e më parë. Ishim duke luajtur në oborrin e shkollës dhe erdhi Xhemilja dhe e mori...(përlotet...)"
Ekspertët ndërkombëtarë amerikan bënë të mundur realizimin e pamjen së Bleonës sesi duket ajo, sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010.
CRCA-ja në bashkëpunim me emisionin 'Pa Gjurmë' shfaqi foton duke ngjallë interes edhe në mbarë opinionin publik. Ne pranine e nenes Bukurie Veizit, kjo foto u bë publike për t'i ardhur në ndihmë edhe kërkimeve që vijojnë për fatin e Bleonës.
Emisioni "Pa gjurmë" lidhur me shfaqjen e kësaj fotoje është kontaktuar edhe nga kolegë të mediave ndërkombëtare, me të cilët sapo ka nisur një bashkëpunim në vijim të kërkimeve.
Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë në media me kërkesën e vazhdueshme të nënës.
Uroj qe Bleona te jete mire dhe sa me pare te kthehet prane familjes, te mbaroje nje here e mire drama e saj. Pergjegjesit te marrin plumbin kokes.
Përgjigju