Fotoja e çiftit Zelensky në ‘Vogue America’ shkakton polemika: Ka njerëz që vuajnë, një set fotografik në revistë mode në kohë lufte, ide e keqe

Fotoja e çiftit Zelensky në ‘Vogue America’ shkakton polemika: Ka njerëz që vuajnë, një set fotografik në revistë mode në kohë lufte, ide e keqe

Foto në kopertinë e Vougue

Olena Zelenska, gruaja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shfaqur në kopertinën e revistës së modës Vogue, bashke edhe me presidentin Volodymy Zelensky.

Por njerëzit janë të ndarë në dy pjesë për këtë shfaqje të tyre! Nga një anë, disa vlerësojnë çiftin për forcën dhe e cilësojnë vendimin e tyre për të qenë në kopertinën e Vogue si diçka që vlen për t’u përgëzuar. Por të tjerë nuk janë aspak  dakord për kopertinën dhe kritikojnë veprimin duke e akuzuar çiftin për hipokrizi.

Në rrjetet sociale, turmat e të indinjuarve komentuan negativisht kopertinën e revistës më të rëndësishme të modës në botë, ‘Vogue America’, kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska, që ishte titulluar ‘Portreti i guximit’, shkruan Corriere Della Sera.

Fotot e shkrepura nga Annie Leibovitz e cila fluturoi në Kiev për këtë rast, janë kritikuar, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale shkruanin: “Lufta nuk është Instragram”; “Ka njerëz që vuajnë”, thuhet në reagime.

Mes komenteve është edhe ai i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter: ‘Zelensky ka bërë një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një fotosesion i modës në kohën e luftës është ide e keqe’.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm