Fotoja e rrallë e Hatchiko-s, qeni që kaloi pjesën tjetër të jetës duke pritur të zotin

Fotoja e rrallë e Hatchiko-s, qeni që kaloi pjesën tjetër të jetës duke pritur të zotin

Foto nga filmi 'Hatchiko'

Qeni Hatchiko është bërë simboli i besnikërisë në të gjithë botën.

Mund ta keni parë filmin me të njëjtin titull ku në rolin kryesor të pronarit  ishte Richard Gere.

Aty trajtohet se si ai gjeti qenushin Hatchiko e mes tyre u krijua një lidhje shumë e fortë.

Aq sa edhe kur vdiq pronari, Hatchiko e priti gjithmonë.

Sipas medias së huaj, një foto e rrallë e Hachiko është gjetur nga familja e burrit që e mori atë në vitin 1934.

Ky qen i rracës Akita, i lindur në vitet 1920 në Odate, Japoni, mbahet mend për besnikërinë shembullore të treguar ndaj pronarit të tij, profesor Hidesaburo Ueno.

Hachiko shoqëronte Ueno çdo ditë në stacionin Shibuya, ku ai merrte trenin për të shkuar në punë. Dhe ai priste me durim kthimin e tij.

Kur profesori vdiq, qeni vazhdoi ta presë atje me vite.

Në kujtim të tij, i cili u bë aq i famshëm në të gjithë botën, u bë një statujë në stacionin Shibuya.

Por kur Hachiko ishte akoma vetëm një nga shumë qenët që u panë në rrugë, dikush e vuri re dhe i  bëri një foto të tij të destinuar të bëhej një nga dëshmitë e rralla të atij partneri të jashtëzakonshëm në jetë.

Fotografia bardh e zi e bërë rreth vitit 1934 nga Isamu Yamamoto, një punonjës banke që jetonte pranë stacionit të famshëm, portretizon Hachiko duke pritur për Hidesaburo Ueno, të pavdekshëm në memorien e tij.

Familjarët e Yamamoto gjetën këtë foto të vjetër dhe shumë të rrallë duke rregulluar shtëpinë ku jetonte burri dhe e ndanë atë me botën për të kujtuar se sa e madhe mund të jetë besnikëria e një qeni.

Foto nga Hatchiko

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 23/01/2020 22:18

    Qeni eshte qenia e gjalle me e sinqerte ne Toke. Eshte e vetmja qenie e gjalle qe te do pa asnjelloj interesi, ndryshe nga njerezit qe lidhen me njeri-tjetrin me nje interes te caktuar.

    Përgjigju
    • Bobi: 24/01/2020 06:15

      O Lui, a te q*fte qeni.

  • Kafsha: 23/01/2020 17:44

    Shpirti i lartë ❤️❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë