Fotoja e rreme e Xhisiela Malokut, si u bënë “lëmsh” nga Fake News mediat pranë PD
Një foto bën sërish “lëmsh” portalet dhe mediet afër Partisë Demokratike. Një vajzë e dhunuar më 2015 në Wells, shitet nga portalet shqiptare si Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Jia Jade Edwarts, vajza nga Wellsi që u ngatërrua nga mediet pranë PD, dhe u publikua si Xhisiela Maloku
Një foto bën sërish “lëmsh” portalet dhe mediet afër Partisë Demokratike. Iniciuar që nga dje, ku mediet e PD-së, publikuan një video ku një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu akuzoi deputetët e PS-së, Taulant Balla e Rrahman Rraja se kishin e kishin kërcënuar për të mos arrestuar djalin e Rrajës, të tjera ndodhi interesante vazhdojnë.
Pasditen e sotme, një foto e shpërndarë në Facebook nga Juxhin Çela, një ish-aktivist i PS, ku shfaqej një vajzë e dhunuar barbarisht, u shpërnda në mediet e PD sikur ishte Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi se ishte e dhunuar nga Rexhep Rraja në Fushë-Krujë.
Fotoja e shpërndarë në Facebook dhe mediet e PD
Por, në një verifikim elementar të “Shqiptarja.com” rezulton se fotoja e shpërndarë në media nuk është as Xhisiela Maloku, dhe ngjarja nuk ka ndodhur fare në Shqipëri.
Fotoja reale është publikuar në media në vitin 2015, dhe bëhet fjalë për një tjetër viktimë dhune, Tia Jade Edëards.
Fotoja origjinale e Tia Jade Edwarts, raporton Daily Mail më 2015
Tia Jade siç shkruan Daily Mail, është dhunuar asokohe në Wells nga dy gra më të mëdha se ajo në moshë dhe përfundoi në spital ku u trajtua për shumë kohë.
Foto origjinale e Tia Jade Edwarts, raporton Daily Mail më 2015
Siç duket rastet e Fake News-eve në mediat shqiptare vazhdojnë të jenë flagrante dhe cënojnë besueshmërinë e medieve në vendin tonë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
22%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën
19 Gusht, 12:15
-
Alba Malltezi: Fundi i politikës agresive dhe i medias binjake të saj
20 Nëntor 2022, 18:51
-
Policia e Shtetit: Dokumenti kundër eksponentëve të MEK që merren me trafiqe, është 'fake'
17 Shkurt 2022, 16:47
-
Ylli Pata: Mjerimi intelektual i mbrojtësve mediatikë të Berishës përballë SHBA
21 Maj 2021, 11:50
-
I publikuan sikur ka dhënë një intervistë për median në Kosovë, Rama e përgënjeshtron: Gomarllëqe dixhitale, ky është nivel i ri i maskarallëkut mediatik
7 Mars 2021, 15:09
-
Lajmi i rremë/Ja pse shfaqet Serbia në marrëveshjen me Pfizer, si po përpiqet opozita të manipulojë opinionin publik
11 Janar 2021, 21:16
-
'Ndrikull që bashkëpunon me Ramën'/ Berisha kërkon ndjesë për deklaratën ndaj Calavera: U bazova në 'Fake news'...! Por media e familjes së tij nuk e ka fshirë ende si lajm
23 Dhjetor 2020, 08:41
-
BE-ja hidhet në veprim kundër ‘fake news’ në kohë pandemie
28 Shtator 2020, 17:44
-
'Bie sistemi për shërbimet elektronike të noterëve', reagon AKSHI: Fake News, sistemi nuk është i yni
16 Shtator 2020, 22:38
-
Le të thuhet çdo fake news... kjo është rruga
2 Shtator 2020, 14:06
-
Spiunët rusë pas lajmeve të rreme të shpërndara në SHBA për koronavirusin
29 Korrik 2020, 13:44
-
NATO dhe BE në alarm, Kina dhe Rusia po minojnë demokracinë përmes Fake News
11 Qershor 2020, 10:55
Me te pafytyre e te paturp se PD-LSI nuk mund te gjesh,njerez qe vetem shajne e shpifin,njerez qe pergjojne pas dyrve te shtepise,njerez qe pergojojne gjithe kush i del perpara,te paskrupullt e te pafytyre.
Përgjigju