Me 79 vota për dhe asnjë kundër, parlamenti i Kosovës miratoi dje rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”. Kjo ishte hera e parë që institucionet e Kosovës miratonin një rezolutë të tillë, megjithëse për të është diskutuar që nga përfundimi i luftës. Por ajo që bëri bujë, ishte një foto e publikuar nga deputetja kosovare Flora Brovina, ku shfaqej një grua e cila përdhunohet nga disa meshkuj të veshur me uniformë ushtarake duke tronditur opinionin publik.
Mediat në Prishtinë pas verifikimeve deklaruan se gruaja në foto nuk ishte nga Kosova dhe fotoja është marrë nga një ueb-sajt me përmbajtje pornografike. Një ditë më pas, pra sot deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit nga ana e policisë, pranoi se fotografia nuk është realizuar gjatë luftës në Kosovë. Ajo u ka kërkuar falje të gjithëve për shqetësimin e krijuar me publikimin e asaj fotografie.
“Ju kërkoj falje për shqetësimin që ju kam sjellë me këtë foto, deklaroj se organet e shtetit do të merren me këtë çështje, dhe konstatoj se është një dokument i falsifikuar i cili është keqpërdorur shumë më herët qysh në vitin 2003 kur më është dorëzuar si kryetare e komisionit për personat e pagjetur.

E kam marrë nga një asociacion, pra këshilli i drejtave të njeriut. Një aktivist ma ka dorëzua dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë” u shpreh Brovina.
Fotoja qe publikoi dje Flora Brovina
/Shqiptarja.comKomente


Turp, turp, turp, ia nxite faqen Kosoves, turp
PërgjigjuValle a do te denohet deputetja qe tregoj endren deshirat e saj te epshit te saj seksual
PërgjigjuNe rralitet ka noll. Per vec kesaj fotos si nuk dihete. Shqiptaret kan vujte shum prej kesaj rrace keqe si serbet edhe grekete. Po do ju vin dita edhe atyre.
Përgjigjuooooooo manjake pornosh o injorante femerrrrr ..... i kujt partie i perket kjo... shifeni si duket si shtrige
Përgjigju