Prej 8 ditësh tashmë, Lulzim Basha nuk është më kryetari i PD-së, megjithatë pas 9 vitesh në krye të partisë më të madhe opozitare në vend, duket se etiketimi si 'ish-kryetari' është e vështirë të pranohet nga ai.
Në profilin e tij në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe Twitter, Basha vijon të jetë kryetari i Partisë Demokratike, duke mos e ndryshuar statusin. Edhe sa kohë do t'i duhet që ta pranojë realitetin e ri?
Profili i Bashës në Facebook, Instagram dhe Twitter
Komento