Bashkia duket se e ka marrë seriozisht organizimin e aktiviteteve për Ditën e Verës, pasi ka menduar deri në detaj atmosferën për qytetarët. Pemët janë veshur këtë të premte me shirita shumëngjyrëshe çka e bën të veçantë dekorin e bulevardit në të dy anët e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por edhe qyteteve të tjera dhe trojeve etnike që të bëhen pjesë e festimeve të Ditës së Verës në kryeqytet.

Në rrjetin social “Facebook” Veliaj shkruan se, në këtë ditë, që është edhe festë zyrtare, Bashkia e Tiranës do të organizojë shumë aktivitete si: Festivali i balonave, aktivitete sportive, performanca artistike, panair u ushqimeve bio dhe koncerte surprizë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com