Protesta para Kryeministrisë, që po zhvillohet për të 37-tën ditë radhazi, po shoqërohet gjithnjë e më shumë me praninë e figurave të njohura të Partisë Demokratike.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu i PD-së së Kurbinit, Preng Lalaj, ai shihet në protestë së bashku me Sali Lushën, ish-truprojën e Sali Berishës, dhe një person tjetër, teksa pozojnë me dy gishtat lart.
Prania e tyre vjen në një moment kur organizatorët e protestës vijojnë ta paraqesin lëvizjen si qytetare dhe jashtë kontrollit të partive politike, ndërsa figura të lidhura me PD-në po shfaqen gjithnjë e më shpesh në shesh dhe në podiumin e protestës./ Tema

Komente











