.
Dëbora ka nisur në orët e vona të natës së mbrëmshme ndërkohë që tanimë ajo ka vënë shtresat e para duke bërë që qytetarët e këtij rajoni ta shijojnë, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve të tregohen më të kujdesshëm, duke vënë pajisjet dimërore për të qarkulluar pa probleme nëpër rrugë.
Rrethi i Tropojës, që bën pjesë në Qarkun e Kukësit shtrihet në verilindje të Shqipërisë, konkretisht në Rajonin Verioro – Verilindor.Tropoja ka një sipërfaqe prej 1043 km2 dhe ndodhet 260 km larg Tiranës dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.
Tropoja është një zonë tipike malore dhe si një pjesë përbërëse e Alpeve Shqiptare, hapësirën më të madhe të sipërfaqes së rrethit e zënë malet e larta.
Lartësia mesatare e rrethit të Tropojës është ndër më të lartat në Shqipëri – 1105 m mbi nivelin e detit.
Njësitë përbërëse të relievit malor janë:Kurrizi Shkëlzen – Kollatë, Blloku i Jezercës, Malësia e Gashit.
Ndër qafat kryesore në Tropojë janë: Qafa e Prushit, Vranicës, Borit, Morinës dhe Valbonës.
Luginat e këtij rrethi janë: Lugina e Valbonës, Lugina e Gashit, Lugina e Sylbicës (Tropojës), Lugina e Lumit të Bardhë dhe Lugina e Currajt.
Njësi të tjera përbërëse të relievit në rrethin e Tropojës janë: Pllaja e Sylbicës, Pllaja e Dobërdolit, Pllaja e Markofçes, Pllaja e Curraj të Epërm, Rrafshnalta e Tplanit dhe e
Bytyçit.
Klima në Tropojë është malore në zonën e Alpeve dhe mesdhetare kontinentale në pjesën tjetër, e karakterizuar me dimër të gjatë e të ashpër dhe verë të shkurtër e të freskët.
Temperatura mesatare në Pellgun e Tropojës është 11.5 °C; 0.2 °C në stinën e dimrit dhe 21 °C në stinën e verës.
Gjatë vitit ka mesatarisht 198 ditë me diell. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735 mm. Gjatë dimrit reshjet e dëborës janë të shpeshta dhe ka maja malesh mbi të cilat bora nuk shkrihet asnjëherë.
Erërat fryjnë nga veriu: Masat ajrore “Veriu i zi” që vijnë nga verilindja nëpërmjet Qafës së Morinës masat ajrore “Veriu i bardhë” që vijnë nga veriu nëpërmjet luginës së lumit të Gashit, të cilat sjellin masa ajrore të ftohta.
Foto të tjera..
Lugina e Valbonës është ndër atraksionet kryesore jo vetëm të Tropojës, por edhe të Shqipërisë. Si zona e dytë malore më e vizituar në Shqipëri (pas Thethit), ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 8000 ha dhe ndodhet 23 km larg qytetit të Bajram Currit. Lugina është një monument natyror i mbrojtur nga shteti në cilësinë e një “Parku Natyror Kombëtar”.
Redaksia Online
(Flutura TOTA/shqiptarja.com)