Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka organizuar sot në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë një aktivitet në kuadër të Ditës së Pelikanit Kaçurel.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit rajonal për Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut.
Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale.
“Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shembulli i qartë i shtimit të faunës së egër, nëse dora e njeriut i thotë ndal! vrasjes së tyre”, tha Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej.
Kompleksi ligatinor Divjakë – Karavasta është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve.
“Gjate dy viteve të fundit, numri i Pelikanit Kacurrel ka shënuar rritje, nga 37 çifte në 2013, sot numërohen 53 çifte duke arritur numrin e 20 viteve më përpara. Gjithashtu është dyfishuar numri i shpendëve dimërues në këtë zonë, si dhe e gjithë zona është kthyer në një atraksion turistik për të apasionuarit e natyrës”, deklaroi Drejtori i AdZM-së, Fier Ardian Korçi.
Zbatimi i aktiviteteve në Shqipëri po realizohen falë një bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit, AKZM, AdZM, Fier administratës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavata me mbështetjen e organizatave partnere të Noé Conservation, PPNEA, INCA, EuroNatur, AOS dhe grupeve të tjera të interesit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO