Fotolajm/Djegia e mbeturinave rrezik
por në Kukës s’ka njeri që ta ndalojë

Fotolajm/Djegia e mbeturinave rrezik<br />por në Kukës s’ka njeri që ta ndalojë
Djegia e mbetjeve urbane ndonëse është një fenomen që sjell dëme shumë të mëdha në shëndetin e qytetarëve, në Kukës konstatohet lehtësisht në rrugët e qytetit.
 
Persona të ndryshëm duke u nisur nga fakti se koshat e mbetjeve janë tërësisht të shkatërruar dhe nuk mbajnë më jashtë kapacitetit të tyre, djegin çdo ditë këto mbetje duke sjellë një ndotje mjedisore të madhe për të cilën deri tani askush nuk ka ndërhyrë.
 
Qytetarët të gjendur në këtë situatë shumë të rëndë dhe të rrezikshme kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërhyjnë pasi substancat kancerogjene, që shkakton djegia e mbeturinave, janë shkatërruese për shëndetin e njeriut.
 
Ata shprehen se në orët e vona të natës djegia e mbeturinave është fenomen i zakonshëm, ndërkohë që tanimë ka filluar të shfaqet edhe në afërsi të godinave arsimore.

[gallery]19158[/gallery]


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran