Mëngjesi i kësaj të marte e ka gjetur kryeministrinë nën atmosferën e festave, ndonëse para saj do të mblidheshin mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria, në tubimin masiv të Partisë Demokratike.

Ndryshe nga herët e tjera, ku Kryeministria rrethohej me policë e police, në protestën e sotme, para hyrjes së saj qëndronin 3 drerë në “pritje” të protestuesëve. Këto zbukurime duket se janë vënë për të treguar që Selia e Qeverisë po "shijon" muajin e festave, pavarësisht protestës së opozitës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)