Një breshkë është gjetur e ngordhur në plazhin e Tales ditën e sotme nga pushuesit, ndërsa në një nga këmbët e saj kishte të shkruar emrin e një profesori si dhe Shqipërinë.

Fotot për gjetjen e breshkës së ngordhur po qarkullojnë së fundmi edhe në rrjetet sociale. Nuk dihet ende arsyeja se pse kjo breshkë ndodhej e ngordhur në breg, ndërsa siç dallohet edhe nga foto ka të shkruar emrin e profesor Haxhiut dhe emrin e Shqipërisë.

breshka
(Në foto: Breshka e gjetur e ngordhur në breg me etiketën: Profesor Haxhiu, Albania)

Nga verifikimet e bëra nga A1 Report, breshka mund t’i përkasë profesor Idriz Haxhiut, një studiues i njohur i biodiversitetit në vendin tonë.

Ndërkaq komenet e shumta në Facebook sjellin një sërë teorish për gjetjen e breshkës së ngordhur duke aluduar për arsye nga më të ndryshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)