Fotolajm/Ja kush ishte vajza, që
provonte ushqimin para Hitlerit

LONDER - Margot Woelk zbulon sekretin e mbajtur të fshehur për gjysmë shekulli se provonte ushqimin, para se të servirej në tavolinën e Adolf Hitlerit. Kjo, për të vërtetuar se nuk është i helmuar.

Sot, Woelk, e cila është 95- vjeçe, tregon se për 2 vjet e gjysmë kishte qenë në grupin e 15 vajzave të reja, të cilat provonin ushqimin para se t’i shërbehej liderit nazist gjerman në Qendrën e Komandimit me Siguri të Lartë, të njohur si “Gropa e Ujkut”.

Qendra gjendej në Poloninë dhe aty lideri nazist kaloi shumë kohë në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ai ishte vegjetarian. Asnjëherë nuk hëngri mish gjatë gjithë kohës që isha atje"- kujton Woelk duke shtuar se Hitleri ishte "paranojak se do ta helmonin britanikët”

Margot Woelk
(Foto: Margot Woelk kur i shërbente Hitlerit)

"Ne çdo ditë jetonim më frikën se si do të ishte vakti i jonë i fundit. Ushqimi ishte shumë i shijshëm, por kemi qenë vazhdimisht në frikë pasi i dinim thashethemet për helmim nga britanikët dhe kështu që nuk e shijonim atë ushqim."

Historinë e vet,  Margot e tregon duke shfletuar albumin kur ishte e re. Pas dekadave të heshtjes për shkak të turpit dhe frikës së ndjekjes penale Woelk ja besoi sekretin një gazetari në Berlin.

Historia e jetës së saj ka ngjallur shumë interes nga gazetarët dhe historianët.

Margot Woelk

(Foto: Margot Woelk sot në moshën 95- vjeçare)

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv