Një shtëpi primitive, e ndërtuar me tulla balte dhe gurë, në një zonë të largët mes maleve perëndimorë të Afganistanit të njohura si Tora Bora: këto janë ambientet ku është fshehur ish-lideri i Al Qaedës, Osama Bin Laden.

Këto janë disa nga fotot më të rralla të strehimeve të Bin Laden të publikuara nga CNN, ku ai shfaqet në sfondin e një sërë librash. Fotografitë dolën në dritë një muaj më parë gjatë kontrollit të banesës së togerit të Bin Laden, Khaled al Fawaz, në Manhatan.

Në pamjet e fotografuara lideri i Al Qaedës duket me kallashnikovin e prodhimit rus, bashkë me një person të njohur si Abu Musab Al Suri, sirianin që nuk është shfaqur në publik gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, dhe është kthyer në një nga idhujt më me influencë në lëvizjen xhihadiste.

Pamjet shfaqin një stil jetese mesjetare, ku drita e vetme ishte ajo e hënës dhe e kandilëve me gaz. I vetmi burim energjie gjatë stuhive të dëborës ishte një sobë me dru dhe mbijetesa sigurohej nga një dietë e mjerueshme me bazë orizi, buke, vezë dhe djathë.

Sipas raportimit të CNN, tre bashkëshortetet e Bin Laden dhe dhjetra fëmijët e tyre nuk ndanin të njëjtin mendim mbi kushtet e jetesës “mesjetare” të tij.

bin laden
bin laden
bin laden

bin laden
Redaksai online
(f.m/shqiptarja.com)