Sot ishtë hera e katërt, që Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha hipën në një autobus. Dhe është autobus fringo i ri, i linjës së re të autobusëve Kombinat-Kinostudio, privatizuar nga kompania Shaga Trans.
Basha preferoi lëvizjen me autobus për të shkuar deri tek rruga e Kavajës ku do të merrte pjesë në një ceremoni të Kishës Katolike.
Duke qenë autobus i ri, nuk mund të kishte aromat e rënda kundërmuese që shpesh ne që udhëtojmë me këtë linjë i ndjejmë, por nuk mund të evitonte tejmbushjen me pasagjerë.
Basha siç shihet edhe nga foto ka hipur dy herë në 2011 në kohë fushate kur kandidonte për Kryetar Bashkie dhe dy herë tani në 2013, siç dokumentojnë fotot si katër herët e që udhëton në një autobus. Dhe këto momente historike Basha i ka postuar në faqen zyrtare të tij.
(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)