FOTO-LAJM/ Kjo është gjoba e pasqyruar në faturën e energjisë elektrike për thyerjen e masave anti-COVID

FOTO-LAJM/ Kjo është gjoba e pasqyruar në faturën e energjisë elektrike për thyerjen e masave anti-COVID

Kjo është një faturë e energjisë elektrike, e cila gjithashtu ka të faturuar edhe gjobën e marrë për thyerje të masave Anti-COVID.

Në të është faturuar vlera prej 3 mijë lekë, për mos mbajtjen e maskës, në kuadër të masave që janë përcaktuar për parandalimin e përhapjes së COVID.

Gjoba e pasqyruar në faturën e energjisë

Pak javë më parë Report TV bëri me dije se në faturën e muajit shkurt qytetarët që janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës në ambiente të hapura e të mbyllura, kanë pasur të reflektuar edhe vlerën e gjobës prej 30 mijë lekësh.

Burime për Report Tv thanë se në faturat e energjisë elektrike ishin vendosur 1200 gjoba, me vlerën 30 mijë lekë, pra 36 mijë lekë të rinj, rreth 4 milionë lekë të vjetra. Janë edhe 30 mijë gjoba në proces për t’u hedhur, dhe një pjesë e mirë që po verifikohet.

Të njëjtat burime saktësuan, se janë rreth 17 mijë gjoba të vendosura nga policia për maskën, që OSHEE i ka kthyer pas për shkak të pasaktësive në të dhëna (përshembull numër i pasaktë i ID) ose janë gjobitur persona që nuk kanë fare kontratë dritash.

Prej 15 tetorit kur me akt normative u vendos që gjoba për maskë të kalojë në faturën e energjisë elektrike në OSHEE u ngritën strukturat përkatëse dhe u ndërhy në sistemin e faturimit, një proces ky që kërkoi kohë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë