Revista franceze “Paris Match” ka publikuar për here të parë fotot të dy vëllezërve Kouachi të vrarë pas sulmit në satiriken “Charlie Hebdo”.
 
Dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi u vranë nga policia franceze një ditë pas masakrës prej 10 viktimash që shkaktuan në redaksinë e “Charlie Hebdo”.
 
Said dhe Cherif Kouachi ishin fshehur në një shtypshkronjë në “Dammartin-en-Goele”, 25 milje larg Parisit, kur Lilian Lepere i cili ishte fshehur në një kuti kartoni në të njëjtën godinë lajmëroi policinë për terroristët.
 
Duke qenë të rrethuar nga policia, dy vëllezërit kanë dalë nga ambientet e shtypshkronjës duke qëlluar ndaj policisë, këta të fundit u janë kundërpërgjigjur duke i vrarë.

Said dhe Cherif Kouachi

Said dhe Cherif Kouachi

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)