13 vjet nga sulmi terrorist më vdekjeprurës dhe më shokues në të gjithë historinë e njerëzimit, përveçse dhimbjes, ato çfarë mbeten pas nga ky event tragjik janë dhe mijëra dëshmi në fotografi dhe video. “The Falling Man” (Njeriu që bie) është cilësuar si imazhi simbol i ditës më të errët në territorin e SHBA.

E shkrepur, në orën 9:41 të mëngjesit të 11 Shtatorit, nga Richard Drew, fotograf i Associated Press, “The Falling Man” paraqet një person që bie kokëposhtë nga katet e larta të Kullës Veriore të Qendrës Tregtare Botërore. Ky i fundit besohet të jetë hedhur me vullnetin e tij pasi ishte i bllokuar në katet e larta dhe kërcënohej të përpihej nga flakët.

Përpos hipotezave të ndryshme, zyrtare apo jo, identiteti i personit në foto ende nuk është zbuluar. Duke e transformuar edhe më tepër këtë foto në simbolin e kolapsit emocional që pësoi populli amerikan dhe mbarë bota mëngjesin e 11 Shtatorit.

Estetikisht perfekte dhe njëkohësisht tragjike në limitet e njerëzores, “The Falling Man” është konsideruar si një prej fotove që ushqejnë kultin e krenarisë dhe guximit të popullit amerikan. 
the falling man

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)