Fotolajm/ Ledioni dhe Sara
parakalojnë bashkë në Tapetin e Zi

Fotolajm/ Ledioni dhe Sara<br />parakalojnë bashkë në Tapetin e Zi
Çifti Sara-Ledion duket se kanë konsoliduar marrëdhënien e tyre mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe të TopFest, ku kanë parakaluar së bashku në Tapetin e Zi.

Sara dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan nga stilistja greke Mary Katrantzou, ndërsa Ledioni, si një figurë e njohur e ekranit ishte si gjithnjë shumë në formë dhe i veshur me klas.

Fotoja e postuar nga vetë Ledioni në Instagram, ka marrë komente mjaft pozitive dhe komplimenta pafund nga fansa dhe dashamirës të çiftit simpatik.

Mbrëmjen e djeshme Sara doli në skenë për të dhënë çmimin 'Artist to watch', e shoqëruar nga moderatori Eno Popi. Hera e parë e Sarës në skenë rezultoi shumë e suksesshme dhe bukuroshja nuk shfaqi kurrëfarë droje apo kompleksi teksa shkëmbente batuta me partnerin e saj në skenë.

Edhe vetë 19-vjeçarja duket se e shijoi suksesin, pasi në një foto të postuar në Instagram, e ka parë veten si moderatoren e ardhshme të Big Brother 9, por i dashuri i saj nuk dëshiron ta ndjejë si konkurente, për këtë arsye i sugjeron të prezantojë emisionin e mëngjesit në TopChannel, 'Wake Up'.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv