Këtë gjë e tregon fotografia që është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, ku nga flamuri dhe posteri i kandidates së djathtë për bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi të vendosur në mur, duket qartë që është zyra elektorale e saj në këtë qytet.
Në foto duken dy persona, njëri prej të cilëve është duke numëruar lekët që ja ka marë ose që do t’ja japë personit tjetër.
Gjithsesi, sipas ligjit shqiptar është e ndaluar që të bëhen transferta kesh 100 mijë lekë (të reja) në ditë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)