Vepra e Philippe Parrenos që një ditë më parë u bë epiqendra e dhunës nga protestuesit po i  rikthehet normalitetit. Ajo ishte goditur me gurë, shkopinj, vëzë etj.
 
Një ditë pas protestës së dhunshme, përmes së cilës u dhunuan për disa orë me radhë godina e Kryeministrisë dhe ajo e Ministrisë së Transporteve, ekspertët kanë nisur punën për riparimin e çdo detaji të shkatërruar, për rikthimin në normalitet të gjendjes.
 
vepra kryeminsitria
Sot në mëngjes janë parë, teksa punonin, disa grupe ekspertësh edhe në veprën e Philippe Parrenos (Marquee Tirana 2015) e cila është e vendosur në ambientin e jashtëm të godinës së Kryeministrisë.
 
Asaj i janë pastruar bojërat që iu hodhën nga protestuesit, ndërkohë që i janë riparuar edhe pjesët e dëmtuara, si pasojë e goditjes me gurë dhe shkopinj e vezë.
 
Vepra e Parrenos në momentin që u vendos ngjalli shumë debate, pasi ndërhyrja u bë në një monument kulture, por Ministrja e Kulturës pati deklaruar se Marquee Tirana 2015 është një object i lëvizshëm, i lehtë, i kthjellët dhe me kontrastin e vet nuk i ndërhyn monumentit, por e nxjerr atë në pah përmes konstrastit.

thyet vepra
thyet vepra
(Momenti i thyerjes se vepres ne fasaden e Kryeministrise. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

thyet vepra
(Momenti i thyerjes se vepres ne fasaden e Kryeministrise. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)