Kancelarja gjermane Angela Merkel gjendet për një vizitë zyrtare dyditore në Japoni. Gjatë kësaj vizite, kancelarja ka qenë edhe në muzeu kombëtar japonez i shkencave dhe i shpikjeve, Miraikan, ku Merkel u prit nga roboti Asimo, i cili aktualisht është arritja më e madhe teknologjike e kompanisë “Honda”.

Roboti pasi e përshëndeti kancelaren “Mirëdita kancelare. Mirëserdhët në Miraikan”, vijoi të bënte disa lojëra me top për nder të shpalljes së Gjermanisë kampione e botës në futboll. Gjithashtu Asimo realizoi edhe një performancë kërcimi. Mirëpo në çastin kur Angela Merkel u afrua për ti dhënë dorën në shenjë përgëzimi, roboti “nuk pranoi” duke mos e afruar dorën e tij tek Merkel, por ajo, më pas  i ledhatoi ngrohtësisht shpatullat Asimos.

merkel

merkel

merkel

merkel


merkel

merkel

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)