PEJE- Tre këlyshë ariu janë shpëtuar në Kosovë, pasi mbaheshin ilegalisht në robëri. Tre të vegjlit, gati 1-muajsh, u gjetën në dy shtëpi të ndryshme në qytetin e Pejës, dhe besohet se janë lindur nga e njëjta arushë-nënë, për të cilën nuk ka asnjë të dhënë.
 
Arinjtë e vegjël quhen Ema, Oska dhe Ron, dhe janë zbuluar paso disa qytetarë të shqetësuar për vendndodhjen e tyre, kanë publikuar fotografitë e arushave në rrjetin social “Facebook”.
 
“Të vegjlit ishin në gjendje të stresuar kur mbërritën këtu, por gjendja e tyre po përmirësohet tashmë”, rrëfen Afrim Mehmeti, menaxher i rezervës për arinjtë, nga grupi ndërkombëtar “Katër putrat”.
 
Mbajtja e kafshëve të egra në robëri në Kosovë është e ndaluar me ligj, dhe autoritetet janë të ashpra kur bëhet fjalë për llojin e arritur të murrmë, një specie në zhdukje në vend.
 
Megjithatë, pas gjetjes së arinjve të vegjël, nuk është bërë ndonjë arrestim në lidhje me rastin në fjalë.

arinjte e shpetuar
arinjte e shpetuar
arinjte e shpetuar

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)