Studentët prej gati 1 ore po vijojnë protestën para Kuvendit duke kërkuar tërheqjen e pr/ligjit që kushtëzon studimin dhe diplominin e tyre

Ata thonë se nuk kanë kushte dhe mësojnë me fotokopje të materialeve 20 vite të vjetra. Në duar mbajnë pankarta ku shkruhet:

“Edhe Hipokrati po të ishte gjallë do të bënte gati letrat për në ambasadë”

“Eksod deputetësh? Rritje pagash me 87% ..

Eksod Mjekësh? Rritje pagash me 7 % “

“Nuk është prona jote diploma ime”

“Lirinë nuk e solla unë por as mes jush nuk e gjeta”

“Mos ndryshoni rregullat në mes të lojës”

Ata kërkojnë që njëri prej tyre të mbajë fjalim para Kuvendit për të shprehur kundërshtitë e tyre.

Kjo e sotmja është protesta e tretë e studentëve që kundërshtojnë këtë pr/ligj.


Lajmi kryesor:

'JO pengmarrjes së diplomës!' Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Anuloni vendimin! Paralajmërojnë bojkot të vitit akademik


Ora 11:56
'JO pengmarrjes së diplomës!' Studentët e Mjekësisë marshim-protestë para Kuvendit: Anuloni vendimin! Po përdoremi si kavie eksperimentale