FOTOLAJM/ Parada e ditëlindjes së Mbretit, Princesha Kate rishfaqet publikisht pas diagnostikimit me kancer

FOTOLAJM/ Parada e ditëlindjes së Mbretit, Princesha Kate rishfaqet publikisht pas diagnostikimit me kancer

Familja mbretërore britanike

Në Britani u mbajt sot parada tradicionale për ditëlindjen e Mbretit, që shënoi edhe herën e para që Princesha e Uellsit u shfaq publikisht që kur u diagnostikua me kancer më herët gjatë këtij viti.

Qytetarë që ishin mbledhur për rastin u dëgjuan të brohorisinin kur Princesha Kate iu bashkua anëtarëve të tjerë të familjes mberetërore në ballkonin e Pallatit Bakingam në fund të paradës.

Ngjarja ishte një dëshmi simbolike uniteti, mbreti Charles, mbretëresha Camilla, William, Kate, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë të familjes u panë të gjithë bashkë.

Ata përshëndetën pjesëmarrësit ndërsa ndoqën ceremonitë e organizuara për të festuar ditëlindjen zyrtare të monarkut. Është një spektakël që përfshin 1400 ushtarë, bandën ushtarake prej 250 muzikantësh, më shumë se 200 kuaj dhe po ashtu fluturime të avionëve ushtarakë.

Kjo ishte hera e parë që Princesha Kate u shfaq në publik që nga dhjetori. Ajo zbuloi në mars se po i nënshtrohej trajtimeve me kimioterapi pasu vuante nga kanceri.

“Po përmirësohem, por siç e di çdo njeri që është trajtuar me kimioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija”, tha Princesha Kate në një deklaratë të shpërndarë të premten, ku shtoi se duhet të marrë trajtim edhe për “disa muaj”.

Edhe Mbreti Charles, 75 vjeç, është nën kujdes mjekësor pasi vuan nga kanceri dhe së fundmi ka pakësuar detyrat e tij publike.

Si pjesë e një prej veçorive e shumta të familjes mbretërore britanike, e shtuna nuk është ditëlindja e vërtetë e mbretit, ai ka lindur në nëntor. Ashtu si nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, mbreti Charles feston një ditëlindje zyrtare të shtunën e dytë të qershorit.

Data u zgjodh sepse moti në përgjithësi është i mirë, megjithëse këtë të shtunë dielli i la vendin një dite të zymtë dhe me shi në Londër./ VOA

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës

Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës