TIRANE - Detyra e vështirë e një femre e cila pranon të veshë uniformën blu, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë, pavarësisht vështirësive, është vënë re edhe dje në protestën e opozitës para parlamentit. 

Krahas pankartave e thirrjeve të përfaqësuesve të PD, ajo që ngeli në mendjen e opinionit publik si simbol i protestës, ishte gjuajtja ndaj një policeje femër me miell nga protestuesit.

Megjithatë, pavarësisht gjestit të tillë, efektivja blu, ‘pranoi’ gjestin në fjalë duke u mjaftuar vetëm me një pastrim të uniformës së saj dhe qëndrimit në krye të detyrës.

policja me miell
(Në foto: Policja femër e gjuajtur me miell dje nga protestuesit e PD)

*Foto nga "Arben Celi Photos"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)