Kjo është një foto ku një qytetar, duke patur parasysh ndryshimet në kodin penal, nuk guxon të flasë pasi e pret burgu. Zinxhirët në duar personifikojnë burgun, që kohëve të fundit është lakuar aq shpesh nga kryeministri i vendit. Dixhitura flet më shumë se fjalët.

Në këtë foto, një nga personat që është ndaluar nga poicia, teksa ai tentonte të kalonte kordonin policor. Ai, pasi u la i lirë nga poicia, u pa sërish shumë aktiv në shkatërrimin e murit rrethues dhe bunkerin tek Ministria e Brendshme.

Korpusi rinor “Azem Hajdari” ishte grupimi më i ri i krijuar dhe që u shpall gjatë ditës së sotme. Anëtarët e tij janë parë shumë aktiv si në djegien e fotografisë së Kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe në shëmbjen e murit rrethues tek Ministria e Brendshme.

Megjithë dhunën e ushtruar ndaj godinës së kryeministrisë dhe pranisë së madhe të forcave të policisë, e cila nuk ndërhyri për asnjë çast gjatë protestës së Partisë Demokratike, pati edhe raste kur punonjësit e policisë u prekën nga tymi që mbizotëronte kudo. Kjo është një nga policet femra, e cila qëndronte afër protestuesve, ndonëse amullia ishte e madhe.

Shumë mesazhe në pak vend.
Ky është një nga personazhet më të spikatur të protestës së sotme të opozitës, i cili ndryshe nga të tjerët kishte vendosur që mesazhet e tij kundër qeverisë t’i transmetonte në pak vend. Në veshjen e tij, të shpërndarë në gjithë trupin, ai ka folur për keqqeverisjen, demokracinë e rrezikuar dhe largimin e qeverisë.

Masat shtrënguese që pritet të aplikohen për profesionet e lira, janë bërë pjesë e protestës. Ky është një nga protestuesit që me bluzën e bardhë të një mjeku, ka shprehur pakënaqësinë e tij kundër largimeve nga puna të qindra punonjësvetë shëndetësisë. Megjithatë, ai ka treguar edhe forcën e gjthë mjekëve, duke ia treguar qartësisht qeverisë.

Ka ngatërruar protestën, por në shesh ishte i pajisur me sëpatë. Ky ishte rasti i një qytetari nga Kosova i cili ka thënë se do i’u presë këmbë e duar serbëve, por që kishte ngatërruar protestë. Në duar ai mbante edhe flamurin e Shqipërisë Etnike dhe kapuçin karakterisitk të malësorëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 1153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJET ME DRON/ Elbasani epiqendra e Ditës së Verës, mijëra njerëz mblidhen për të festuar
14 Mars, 13:58
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të
14 Mars, 13:54
-
Mbyllja e Tiktok në Shqipëri, inxhinieri i IT: Mund të minimizohet, por jo bllokim total! Influencuesit reklamojnë VPN për hapjen e tij
14 Mars, 13:50
-
Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit
14 Mars, 13:17
-
FOTO/ Everton 'nxjerr provat', Armando Broja stërvitje të plotë! Shpreson Sylvinho
14 Mars, 13:14
-
FOTOT/ Balona shumëngjyrëshe e stenda me ballokume, ja si u festua Dita e Verës në Tiranë
14 Mars, 13:12
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
Fundi i një epoke, Donatella jep dorëheqjen nga drejtimi i shtëpisë së modës ‘Versace’ pas 27 vitesh
14 Mars, 13:07
-
'Rihapet' dosja e 'spiunëve rusë' që u futën në uzinën e Gramshit, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
14 Mars, 12:54
-
Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
14 Mars, 12:49
-
Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në qytet, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg me proces të përshpejtuar
14 Mars, 12:38
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34