Banorët e Njësisë Administrative Malzi në Kukës janë detyruar që të ecin në një shteg të improvizuar në mënyrë që të hyjnë dhe dalin nga fshati, pasi prej dy ditësh rruga që e lidh zonën me qytetin është e bllokuar.

Si pasojë e shembjes dhe shkëputjes së një masivi minerali nga skarpata e malit, rruga ende nuk ka mundur që të bëhet e kalueshme për këmbësorët apo automjetet, ndërkohë që autoritetet kanë hapur një shteg të vogël por që monitorohet për të evituar ndonjë rast të rrëzimit të banorëve.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës bëhet e ditur se ekspertët e fushës kanë bërë një studim të rastit dhe do të ndërhyhet për pastrimin e rrugës nga masivët e mineralit ndërkohë që pritet vënia në funksion e kësaj rruge në ditët e ardhshme.

Megjithatë, në këtë rrugë nuk do të mund të kalojnë automjetet e rënda por vetëm ato të lehta dhe kjo për një periudhë të shkurtër kohore.

[gallery]19066[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)