Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në hyrjen e një dyqani që shet rroba.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Hysen Myshketa në qytetin bregdetar. Në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe kreu veprimet e rastit. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të dëmtuar nga kjo ngjarje.
Komento