SHKODER- Në një dokument të vitit 1914, publikuar nga koleksionisti shkodran Pjetër Logoreci, bien në sy simbolet e para të shtetit shqiptar, në atë kohë i sapokrijuar. Dokumenti i Gjykatës së Shkodrës, mban datën 26 janar 1914, dhe është një korrespondencë e gjykatës, ku kërkohet informacion për një çështje. Por ajo që spikat dhe bie në sy përveç përmbajtjes, janë edhe simbolet e para të shtetit shqiptar.

Në anën e majtë në pjesën e sipërme është Shqiponja me dy koka, por ajo që bie në sy, është ylli me 5 cepa mbi Shqiponjën. Ky simbol i veçantë u përdor në çdo flamur kombëtar që nga viti 1914 deri në 1920.
logoreci
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)