Të paraburgosurit e Elbasanit zhvilluan një ndeshje miqësore futbolli me ekipin e AF Elbasanit në mjediset e parburgimit.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me anë të një postimi në Facebook, ku thuhet se ndeshjen e kanë fituar lojtarët e burgut.
“Të paraburgosurit e Elbasanit zhvilluan një ndeshje miqësore futbolli me ekipin e AF Elbasanit në ambientet tona.
Ndeshja, e cila u fitua nga lojtarët e burgut , u ndoq nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose dhe administratori i AF Elbasan z. Mariglen Çoku, drejtori i Sportit z. Elton Guranjaku si dhe drejtori i IEVP Elbasan Altin Ago. Kjo iniciativë promovon rëndësinë e aktiviteteve sportive në rritjen e mirëqenies fizike dhe sociale të të dënuarve”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, krah fotove të publikuara.
Ide e shkelqyer!Duhet bere dhe ne burgjet e tjere dhe jo vetem futboll,por dhe sporte te tjera.
Përgjigju