Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Nju York ka takuar ish-presidentin e SHBA, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, Sekretaren Hilary Clinton.
Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj në X, Osmani i ka falenderuar për ndihmën që ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.
“Faleminderit, Presidenti Bill Clinton dhe Sekretare Hilary Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës!
Liria e popullit tonë është edhe kontributi juaj gjithashtu”, shkruan Vjosa Osmani krah fotove të publikuara me çiftin Clinton.