Xhihadistët e ISIS kanë kërcënuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shërbimi sekret amerikan po heton një foto të postuar në Twitter nga ISIS që tregon një xhihadist me telefon në dorë, ku vërehet flamuri i ISIS dhe ... Shtëpia e Bardhë.
 
isis 1















































“Ne jemi në rrugët tuaja”, shkruhet në postimin e fotos. Kjo foto është parë në Tëitter në 9 gusht ndërsa më vonë është hequr.  
 

isis 2






















Zëdhënësi i shërbimit sekret Ed Donovan tha për ABC News se agjencia e tij ka  marrë shumë seriozisht kët foto dhe po heton mbi vërtetësinë e saj.
 
"Ushtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë do të kalojë dhe këtu së shpejti", vazhdon më tej shkrimi i fotos.



isis 3



































Kjo nuk është herë e parë kur xhihadistët e ISIS kanë kërcënuar amerikën, madje ata kanë thënë se flamuri i ISIS do të valvitet mbi Shtëpinë e Bardhë.  
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)