Të arrestuarit janë Arjan Dalipi, Kelment Dalipi nga Elbasani, të cilët janë vëllezër. Në pranga kanë rënë edhe dy kolumbianët Walther Moreno dhe Cesar Avila, te cilet ishin marre nga pjesetaret e organizates kriminale per te bere perpunimin profesional te kokaines para se ajo te trafikohej ne vendet e Europes Perendimore.
(Në foto Arjan Dalipi)
(Në Foto Kelment Dalipi)
50- vjeçari Arjan Dalipi banues në Elbasan është i vëllai i të arrestuarit tjetër Kelment Dalipi, vjeç 45 dhe gjithashtu banues në Elbasan. Në pronësi të Kelment Dalipit rezulton një studio grafike. Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat edhe nipin e vëllezërve Dalipi, Egest Dankësin, i cili pas verifikimeve të kryera është lënë i lirë nga policia pasi ka rezultuar se ai nuk ka lidhje me trafikun e droges.
Ai u ndalua nga policia pas dyshimeve si pjese e trafikanteve, pasi eshte edhe aksioner me dy vellezerit Dalipi ne nje studio ligjore, por pas verifikimeve ai eshte lene i lire si jo anetar i rrjetit te trafikut.
(Makinë e studios grafike në menaxhim të Egest Dankësi e sekuestruar në laboratorin e kokainës)
Të arrestuar rezultojnë edhe dy kolumbianët, Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues në Bucaramanga, Kolumbi dhe Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67 i cili rezulton specialist i përzierjes së kokainës.
(Në Foto Walther Moren Juan Moreno)
(Në foto Cezar Adolfo Avila)
Në pranga ka rënë edhe Ilir Hyseni vjeç 47, banues në Tiranë , i cili dyshohet se eshte dhe kreu i kësaj organizate. I arrestuari Gentjan Gjonaj 43 vjeç, banues në Vlorë rezulton pronar i kompanisë “AIN” Sh.p.k.
I arrestuar është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)