FOTOGALERIA/ Politikanët mbërrijnë të buzëqeshur në Parlament! Spiropali dhe Xhaçka të kapura për dore, Basha përshëndet gazetarët

FOTOGALERIA/ Politikanët mbërrijnë të buzëqeshur në Parlament! Spiropali dhe Xhaçka të kapura për dore, Basha përshëndet gazetarët

Elisa Spiropali dhe Olta Xhaçka

Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, politikanët mbërritën në Kuvend pothuajse të gjithë të buzëqeshur, ku disa u panë duke hyrë në oborr të shoqëruar me njëri tjetrin, e disa vetëm.

Socialistët mbërritën 30 minuta para fillimit të seancës, ku bënë një mbledhje grupi. Kryeministri Edi Rama shihet në foto duke biseduar me zv.kryeministren e njëkohësisht Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun, ndërsa ministret Olta Xhaçka dhe Elisa Spiropali shfaqen në fotografi të kapura për dore.  

Lulzim Basha, nga ana tjetër, mbërriti në Kuvend i buzëqeshur, teksa përshëndeti edhe gazetarët. Sali Berisha mbërriti i shoqëruar nga dy deputetët demokratë, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.


Lajmi kryesor:

Sesioni i ri parlamentar, Nikolla: Na presin reforma të rëndësishme! PS: 'Despiunizim' politikës, bashkëpunim me PD! Opozita: Kuvendi, jo aneks i qeverisë


Ora 18:34
Politikanët mbërrijnë të buzëqeshur në Parlament! Spiropali dhe Xhaçka të kapura për dore, Basha përshëndet gazetarët
  • D.GJ/K.T./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

    Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë