FOTOT/ Të paktën Lulzim Basha votoi më 14 maj

FOTOT/ Të paktën Lulzim Basha votoi më 14 maj

Lulzim basha voton

Lulzim Basha, emri i të cilit ende figuron si kryetar i Partisë Demokratike në Gjykatën e Tiranës por që u zëvendësua në fletën e votimit me atë të Enkelejd Alibeajt pas një vendimi të KQZ, pati premtuar se do të bënte fushatë në çdo cep të Shqipërisë për kandidatët e PD por s’u duk as gjëkundi. Ai nuk u pa asnjë ditë të fushatës në Tiranës e jo më në çdo cep të Shqipërisë ku në fakt Partia Demokratike as nuk pati kandidatë në pjesën dërrmuese të bashkive. Ai është mjaftuar me vetëm ndonjë thirrje në rrjetet sociale.

Por një detyrë e ka kryer. Lulzim Basha ka votuar mesditën e 14 Majit  për zgjedhjet lokale në qendrën e tij pa bujë dhe si një qytetarë i thjeshtë. Ai është shfaqur së bashku me nënën pas gruaja nuk ka shtetësi shqiptare pro vetëm holandeze, dhe pasi ka votuar është larguar pa dhënë asnjë prononcim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet