Vijnë në Rinas mysafirët e parë! VIDEO brenda ambienteve ku do mblidhen liderët europianë! Tirana 'vishet' me ngjyrat e BE-së! Rama: Gjithçka gati

TIRANË- Dita e nesërme do të jetë historike për Tiranën, pasi për herë të parë do të zhvillohet një samit i përmasave të tilla, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europianë. Tirana ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje historike, ku në pallatin e Kongreseve ka nisur edhe vendosja e skenës, shoqëruar edhe me logon e samitit. 

Në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' janë vendosur foto të disa liderëve dhe figurave që kanë shënjuar historinë e Europës nga Winston Churchill deri te Angela Merkel, por nuk mungojnë as figurat shqiptare si shkrimtari Ismail Kadare. Atmosfera e ‘festimeve’ është shtrirë edhe në rrugët e kryeqytetit, në të cilat janë vendosur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë.

Në pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama, presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Një pjesë e liderëve europainë pritet që të mbërrijnë në vendin tonë që prej ditës së sotme. Në total pritet të vijnë 32 delegacione, ndërsa bllokimi i rrugëve do të nisë që ditën e sotme për të siguruar mbarëvajtjen e samitit. 

Gjithçka pritet të nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe do të drejtohen drejt hotelit Mariotit tek stadiumi ‘Air Albania’. aty ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.

Mbledhja do të ketë një ndërprerje rreth orës 13:00 për të vijuar me hapësirën e drekës, ndërsa rreth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel. Samiti do të pasqyrohet nga media të rëndësishme nërkombëtare, ndërsa deri më tani rreth 300 gazetarë janë akredituar nga e gjitha Europa për të qenë të pranishëm në samit. 

Axhenda
10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve
11:45 Foto familjare
12:15 Seancë plenare dhe drekë pune
14:30 Konferencë për shtyp

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Nesër Samiti i BE/ Kollarja e kryeministrit Rama i ‘thotë të gjitha’ (FOTOLAJM)

1670276543_Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama sërish ka “folur” nëpërmjet kollares së tij. Ai është parë me kollaren që e ka bërë me logon zyrtare të samitit të BE.

Ora 22:12
Samiti i BE në Tiranë/ Mbërrijnë mysafirët e parë në Rinas

Miqtë e parë kanë mbërritur në Tiranë. Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe Komisioneri i  Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë,  Olivér Várhelyi, mbërritën në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne për Samitin historik BE-Ballkani Perëndimor. Ato janë pritur nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Ora 20:37
Me qeleshe, ashensori me logon zyrtare, VIDEO brenda ambienteve ku do të zhvillohen takimet e liderëve Europian

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ia dolëm”, dëgjohet të thotë kreu i qeverisë në anglisht me një nga organizatorët e këtij eventi.

Ndërkohë bashkangjitur videos, Rama shkruan: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri.

 

Ora 15:10
Samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë 'blindohet' qielli (VIDEO)

Helikopteri i Forcave të Armatosura është ngritur mesditën e kësaj të hëne në patrullim, në qendër të Tiranës. Kjo vjen më pak se 24 orë para Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në kuadër të masave të marra.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 06/12/2022 09:49

    BRAVO . BRAVO .JE ME I MIRI .

    Përgjigju
  • Sami: 06/12/2022 05:03

    Urra! Na u plotesu endrra me ne fund. Ka nuk ka gostitur dhe gastuar Rama yne. Sot ka shansin te cudise me te ngrene e te pire, me gastorllekun e tij olimpik, servilosjen dhe krekosjen tipike gangsteriale. Urra pra urra dhe te na rroje udheheqesi!

    Përgjigju
    • lavdosh: 06/12/2022 09:35

      Ju rrumpallistet qendroni larg komenteve negative per te pakten nje dite. Sot eshte dite historike per Shqiperine dhe te gjithe duhet te jene krenare per kete gje. Inatin per Ramen dhe dashurine per rrumpallistin tuaj liheni per nje dite tjeter

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën