Rama për 'Associated Press': Samiti, një moment fantastik për vendin, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor

Rama për 'Associated Press': Samiti, një moment fantastik për vendin, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se një samit i Bashkimit Evropian në kryeqytetin e vendit të tij këtë javë demonstron interesat e rritura gjeostrategjike të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan Associated Press. Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë pritësi i takimit njëditor që synon nesër rindezjen e procesit të zgjerimit të BE-së.

“Momenti është fantastik. Askush nuk mund ta imagjinonte dy vjet më parë dhe tani po ndodh”, tha Rama në një intervistë për ”Associated Press”.

Rama ka kritikuar më parë BE-në për hezitimin për të pranuar anëtarë të rinj. Gjashtë vendet në qendër të samitit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – kanë marrë siguri për vite me radhë, por kanë parë se hapat e tyre drejt anëtarësimit janë bllokuar. Sipas Ramës, lufta në Ukrainë siguroi një kujtesë të cenueshmërisë së rajonit dhe i dha BE-së një nxitje për t’i çuar vendet e Ballkanit Perëndimor në bashkësinë demokratike të Evropës.

Ai tha se ”blloku veçanërisht duhet të punojë me Serbinë, e cila nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë gjatë kohës së luftës”.

“Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor… ndihmoi të shtyjnë më shumë liderë të BE-së për të çuar vendet në rrugën e anëtarësimit sepse iu duhet Ballkani Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”, tha Rama.

Kryeministri e quajti takimin e nesërm “ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare (të Shqipërisë)”, duke vënë në dukje se vendi ish-komunist ishte deri në vitin 1990 plotësisht i shkëputur nga bota dhe nga Evropa”.

”Samiti do të sjellë shumë për Ballkanin Perëndimor, për vendin tonë, shumë energji pozitive, shumë shpresë, shumë rrugë të reja, shtigje të reja, të cilat do të përcaktohen në hapat e ardhshëm”, tha Rama.

”Vendimi i BE-së për të mbajtur samitin jashtë territorit të saj është një ogur i mirë për të ardhmen”, shtoi ai.

Me përjashtim të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia vetëm në vitin 2008, vendet e Ballkanit Perëndimor u identifikuan për herë të parë si kandidatë potencialë të BE-së në vitin 2003.

Kroacia, gjithashtu pjesë e rajonit, ajo iu bashkua bllokut në 2013 dhe mbetet anëtarja më e re e saj, sepse BE-ja nuk ka pranuar asnjë tjetër që atëherë. Blloku ra dakord të fillojë bisedimet e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik dhe ka zhvilluar diskutime të tilla me Serbinë dhe Malin e Zi për disa vite.

Komisioni ekzekutiv i BE-së rekomandoi Bosnjën si një anëtare kandidate në tetor. Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të aplikojë për shqyrtimin e kandidaturës këtë muaj. Bisedimet e pranimit, të cilat harmonizojnë politikat, administratën dhe ekonomitë e vendeve kandidate me ato të bllokut, mund të zgjasin me vite dhe procesi i bazuar në merita është individual për çdo vend.

Rama argumentoi se marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht atyre që përbënin ish-Jugosllavinë, nuk kanë qenë kurrë më të mira, megjithëse ai pranoi se refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës “është ende si elefanti në një dhomë”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 05/12/2022 20:09

    Edvin shkjau shqipfolës, antikombëtar dhe anti shqiptari më i pështirë i shekullit

    Përgjigju
  • Shqip: 05/12/2022 19:51

    Suksese per neser. Ata qe protestojne neser tregojne dhe njehere se jane kunder cdo vlere Europiane dhe pro Putinit.

    Përgjigju
  • Flori: 05/12/2022 18:56

    Hallall per Ramen dhe punen qe po ben

    Përgjigju
  • Toni: 05/12/2022 18:43

    Do jete dite e rendesishme per vendin tone

    Përgjigju
    • Arbërori: 05/12/2022 20:10

      Por, jo për popullin shqiptaré o kokk

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari