FOTOT/ Vajza e kryeministrit të Ontarios fejohet me një shqiptar, pamjet nga ceremonia

FOTOT/ Vajza e kryeministrit të Ontarios fejohet me një shqiptar, pamjet nga ceremonia

Vajza e kryeministrit në rajonin e Ontarios në Kanada është fejuar në një ceremoni gala me një shtetas me origjinë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça i cili ka qenë prezent në ceremoninë e mbajtur.

Teksa ka shpërndarë disa foto nga dasma, ambasadori shqiptar nënvizon se pjesë e ceremonisë kanë qenë dhe anëtarë të qeverisë dhe parlamentit të Ontarios.

“Jetë të lumtur dhe me trashëgime John & Kyla! Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës për të ndarë me çiftin e ri dhe familjarët, lumturinë e tyre në ceremoninë e fejesës. Së bashku me Almën, iu përcollëm urimet më të përzemërta Kryeministrit të Ontarios, Doug Ford dhe zonjës së tij për vajzën e tyre, si edhe familjarëve për çiftin e ri. 

Biseda miqësore me të pranishëm, ndër të cilët anëtarë të parlamentit dhe qeverisë së Ontarios. Faleminderit John dhe Kyla që përzgjodhët të prisni tortën e përgatitur me mjeshtëri nga shqiptaro-kanadezët duarartë Bruna dhe Adi Brari, European Patisserie, me motive tradicionale shqiptare. Mirënjohës veçanërisht për John, i cili krenar për origjinën e bëri Shqipërinë pjesë të fjalës së tij dhe ftoi të pranishmit të shqiptonin: Faleminderit!”- shkruan ambasadori në postimin e tij në Facebook.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 15/06/2023 16:04

    Një ngjarje e zakonshme- martesa e dikujt- që trajtohet si e jashtëzakonshme, sikur të ishte martuar një njeri me ndonjë alien apo me ndonjë qenie tê përbuzshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Turizmi dhe tregtia rritën besimin në ekonomi gjatë prillit! BSH: Sektori i ndërtimit raporton për rënie të porosive

Turizmi dhe tregtia rritën besimin në ekonomi gjatë prillit! BSH: Sektori i ndërtimit raporton për rënie të porosive